Fuqizimi i grave fillon nga gratë! Këtë vikend kaluam së bashku dy ditë trajnime me çka u njoftuam me temën e marketingut digjital, nevojën dhe mundësitë që ofron ky treg i ri. Gratë udhëheqëse të bizneseve dhe profileve të ndryshme akademike, përveç marrjes së njohurive teorike dhe praktike për krijim të brendimit dhe menaxhimin me rrjetet online, shkëmbyen përvoja në mes vete gjë e cila pasuroi edhe më shumë trajnimin. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave dhe të rinjëve në marketing digjital” që implementohet nga asociacioni ADEC dhe qendra Psychalb dhe mbështetet me grant nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit Platforma për Investime në Komunitet- CIP që zbatohet nga Fondacioni Albiz.


