MAJ- Muaji i ndërgjegjësimit mbi shëndetin mental

Me aktivitetin e hapur në qendër të qytetit, QENDRA Psychalb përmbylli suksesshëm kampanjën e muajit Maj – muajit të ndërgjegjësimit mbi shëndetin mental. Aktivitetet e muajit Maj kishin për qëllim informimin sa më të drejtë të të rinjëve dhe qytetarëve me rolin e psikologut dhe njoftimin me metoda për zhvillimin personal. Psychalb përmes këtij aktiviteti, mes tjerave, synon që me hapa konkret të kontriboj në zhdukjen e stigmave mbi shqetësimet psikologjike tek të rinjtë dhe të neutralizoj kërkimin e ndihmës nga një profesionist i shëndetit mental. Faleminderojmë të gjithë vizitorët pjesëmarrës në aktivitet, shkollat e mesme të Tetovës gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”, “SHMPK Gjoce Stojçeski”, kolegjin “Yahya Kemal”, “Klubin e Psikologjisë – UT”, aktivistët e qendrës Psychalb si dhe Komunën e Tetovës për vizitën dhe mbështetjen.