Me 28 dhe 29 Qershor në qendrën Psychalb në bashkëpunim me asociacionin ADEC dhe Prof.Dr. Agron Rustemi, u mbajt trajnimi i parë për SPSS programin kompjuterik më të popullarizuar për përpunim të të dhënave. Pjesëmarrësit mësuan për metodologjinë hulumtuese, përpilimin e një instrumenti matës, krijimin e matricës punuese si dhe përpunimin e të dhënave me SPSS si dhe informacione të tjera të nevojshme për realizim të raporteve përkatëse.


