Ngritja e kapaciteteve të punonjësve të shëndetit mental 

Qendra Psychalb organizoi trajnim profesional “Ekzaminimi i statusit psikologjik’’, me qëllim avansimin profesional në punën praktike të punonjësve të shëndetit mendor në rajonin e Pollogut. Pjesëmarrësit përfituan mjete të vlerësimit psikologjik për funksionimin e përgjithshëm të një personi dhe përdorimin e teknikave të përshtatshme për hartimin e planeve individuale të trajtimit. Trajnimi është udhëhequr nga Arber Zeka Psikolog klinik/Psikoterapist i cili me profesionalizmin dhe precizitetin e tij përmbushi pritshmëritë e pjesëmarrësve.