Në kuadër të projektit “Filozofia e Identitetit” të mbështetur nga komuna e Tetovës klubi i adoleshentëve me sukses përmbylli vitin e parë akademik. Ky program është përpiluar me qëllim që të aktivizojë jetën e të rinjve në qytetin e Tetovës, t’ju vijë në ndihmë adoleshentëve për t’i kaluar sfidat e tranzicionit jetësor, të ju ofroj mundësi për të trajtuar problematika aktuale me të cilat përballen vetë adoleshentët dhe institucionet arsimore bashkë me to. Me fjalë të tjera, planprogrami ka për qëllim që adoleshentët ti mbajë të kyçur në jetën socio-kulturore si dhe t’i motivoj ato për të marrë pjesë aktivisht në sjellje produktive dhe të prevenojnë sjelljet devijante.
