Punëtori psikoedukative me adoleshentë

Qendra për edukim, këshillim dhe psikologji Psychalb realizoi punëtorinë me karakter psiko-edukativ me adoleshentët, të cilët treguan gaditshmëri për interaktivitet dhe vazhdimësi të këtyre punëtorive. Qendra Psychalb me këtë aktivitet me bazë vullnetare nga ana e stafit të qendrës, ka për qëllim që t’ju vijë në ndihmë adoleshentëve të cilët gjenden para shumë sfidave dhe tranzicionit të tyre jetësor. Efekti pozitiv dhe përvojat mësimore nga kjo ditë, do jenë shtysa për të vazhduar me një projekt që do t’ju dedikohet adoleshentëve!