Vlerësim
Vlerësimi paraqet mbledhjen dhe integrimin e të dhënave për të vlerësuar sjelljen, aftësitë dhe karakteristikat e tjera të një personi. Psikologët vlerësojnë probleme të ndryshme psikiatrike (p.sh., ankthi, abuzimi me substancat) dhe shqetësimet jopsikiatrike (p.sh. inteligjenca, interesat e karrierës).
Ndihma e parë psikologjike
Ndihma e parë psikologjike është një qasje modulare e bazuar në prova për të ndihmuar fëmijët, adoleshentët, të rriturit dhe familjet në pasojat e menjëhershme të fatkeqësive dhe terrorizmit. Këtë ndihmë mund ta pranojnë individët e prekur nga një fatkeqësi ose incident traumatik, qofshin të mbijetuar, dëshmitarë ose reagues ndaj ngjarjeve të tilla.
Këshillim individual (prezencë dhe online)
Këshillimi paraqet një proces që ndihmon personin të zbulojë mënyrën se si mendon, ndihet dhe vepron me qëllim që të përmirësojë cilësinë e jetës së tij/saj. Gjithashtu, këshillimi është asistencë profesionale në përballimin e problemeve personale, shqetësimeve emocionale, sociale, profesionale, arsimore, shëndetësore, zhvillimore dhe organizative.
Këshillim karriere
Këshillimi për karrierë përfshijnë konsultime, këshilla ose udhëzime të fokusuara në mundësitë dhe zhvillimin e karrierës së një personi. Ajo gjithashtu mund të ketë qëllimin specifik për t’i mundësuar një personi të ndryshojë drejtimin e karrierës së tij /saj.
Psikoedukim
Psikoedukimi ka të bëjë me procesin e informimit, vetëdijësimit dhe mbështetjes për personat që kërkojnë ose marrin shërbime të shëndetit mendor.
Terapi për çifte dhe familje
Terapia për çifte përfshijnë udhëzime dhe këshilla që fokusohen në çështjet me të cilat ballafaqohen marrëdhëniet ndërmjet partnerëve. Terapia familjare fokusohet në përmirësimin e marrëdhënieve ndërfamiljare dhe modeleve të sjelljes së njësisë familjare në tërësi, si dhe ndërmjet anëtarëve individualë ose nënsistemeve brenda familjes.