Trajtim psikologjik për fëmijë

Vlerësim

Vlerësimi përfshinë mbledhjen dhe integrimin e të dhënave për të vlerësuar sjelljen, aftësitë dhe karakteristikat e tjera psiko-sociale tek një fëmijë, veçanërisht për qëllimet e rekomandimit të trajtimit.

 


 

Terapia e sjelljes me fëmijë

Terapia e sjelljes me fëmijë është një formë psikoterapie që zbaton parimet e të mësuarit përmes stimulimit dhe shpërblimit për të identifikuar sjelljet e pa dëshiruara dhe të punuarit mbi ndryshimin, përmisimin e modeleve jo-efektive ose jo-përshtatëse të sjelljes.

 


 

Seanca stimulimi

Seancat e  stimulimit ndihmojnë fëmijët në sferën e komunukimit verbal dhe jo verbal,  vëndosjen e kontaktit me sy, tejkalimin e vështirësive në të shkruar,  lexim dhe në të nxënit, në deficitin e vëmendjes dhe hiperaktivitetit.

 


 

Këshillim për prindër

Këshillimi për prindërit paraqet një program edukimi i krijuar për të zhvilluar ndërveprime prosociale midis prindërve dhe fëmijëve duke përmirësuar aftësitë e prindërve për zgjidhjen e problemeve dhe komunikimin në rritjen e fëmijëve.