Grupi psiko-social (3-5 vjeç)
planprogrami i kursit psiko-social është i dizajnuar në kordinim me ekspert të fushës së psikologjisë dhe pedagogjisë. Përmes këtij kursi aplikohen forma të veçanta për edukim dhe zhvillim psiko-social (shkathtësi komunikimi, bashkëpunim në grup, nxitje kreativiteti, reduktimi i teknologjisë, zhvillimi i aftësive njohse dhe menaxhim me emocionet).
Grupi ‘Para akademikët’ (5-6 vjeç)
programi për parashkollorë ka për synim që te fëmijët të nxisë dashurinë për shkollën dhe aspiratet për dije. Përmes orëve mësimore fëmijët do ta integrojnë procesin mësimor si proces të këndshëm dhe kreativ. Do të mësojnë mbi gjuhën dhe letërsin, do të njoftohen me shkronjat dhe literaturat për fëmijë, do të krijojnë shprehi të mira komunikuese.
Grupi për inteligjencë emocionale (7- 13 vjeç)
përmes këtij kursi aplikohet një formë e veçantë me qëllim zhvillimin e Inteligjencës Emocionale (aftësia për të identifikuar, shprehur dhe menaxhuar emocionet në mënyrë efektive). Përmes të cilit arrihet vetëndërgjegjësim, bartje e përgjegjësisë sociale, vlerësim i drejtë i realitetit, ndërtimin e reporteve të shëndosha intra dhe interpersonale.
Kurse SPSS (Statistical Package for the Social Science)
Kursi për SPSS (Statistical Package for the Social Science) është program shumë i popullarizuar kompjuterik i cili përdoret nga të gjithë që kanë nevojë të paraqesin punën e tyre përmes funksioneve statistikore, ku kanë mundësinë të përpunojnë të dhëna të ndryshme dhe të prodhojnë një varg të analizave statistikore dhe raporte përkatëse. Nivelet të cilat ofrohen janë: nivel bazik, nivel mesatar, nivel i avancuar.