Rihana Azizi
psikologe e licencuar/këshilluese dhe psikotraumatologe

Rihana Azizi ka mbaruar studimet bachelor në Psikologji, ndërsa studimet master në Psikologjin e Këshillimit dhe Karrierës. Ajo është licencuar nga Oda e Psikologëve të RMV-së, ka specializuar në fushën e këshillimit të Gestalt psikoterapisë të akredituar nga EAGT (European Association for Gestalt Therapy). Përfundoi edukimin në EMI Terapi (Eye Movement Integration Therapy) akredituar nga EMI Italy Association si terapi e shkurtër dhe në Psikotraumatologji. Ajo ka marrë pjesë në shumë trajnime, seminare të vazhdueshme profesionale vendore dhe ndërkombëtare. Ka përvoja të ndryshme në fushën e psikologjisë, si psikologe për fëmijë dhe të rritur. Rihana është e angazhuar në projekte të ndryshme për ngritjen e vetëdijes për shëndetin mental.
Në praktikën psikoterapeutike me klientët si këshilluese ajo kombinon qasjet e ndryshme terapeutike.