Arife Ameti
psikologe e licencuar/ këshilluese dhe psikoterapiste në edukim

Arife Ameti ka përfunduar studimet në psikologji profesionale dhe studime master në Psikologjin e Këshillimit dhe Karrierës. Ajo është licencuar nga Oda e Psikologëve të RMV-së, ka specializuar në fushën e këshillimit të Gestalt psikoterapisë të akredituar nga EAGT (European Association for Gestalt Therapy), si dhe në Psikoterapi Pozitive dhe Transkulturore të akredituar nga asociacioni botëror për psikoterapi. Ajo është edukuar në një qasje të re BCI & Neurotechnology nga g.tec medical engineering. Ka marrë pjesë vazhdimisht në trajnime, seminare dhe konferenca të ndryshme profesionale. Arifja aktualisht menaxhon disa projekte lokale dhe të jashtme.
Në praktikën e saj si psikologe/këshilluese me klientët ajo shfrytëzon si resurse qasjet e ndryshme në të cilat është certifikuar dhe kryesisht punon me adoleshentë dhe të rritur.