Rreth nesh

Psychalb është themeluar përshkak të mungesës së një vendi i cili do të jetë i hapur për të gjithë personat të cilët duan të arrijnë potencialin e plotë personal dhe profesional. Deficiti ekzistues është tejkaluar kur për herë të parë në qytetin e Tetovës është hapur Qendra Psychalb e cila vazhdon të jetë një derë e hapur për të gjitha moshat: fëmijë, adoleshentë, të rritur e të moshuar.

Qasjet e ndryshme terapeutike, trajnimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm i stafit si dhe ambienti i dizajnuar me kujdes për të ofruar konfidencialitet të plotë janë një model unik i intervenimit në Qendrën Psychalb. 

Udhëheqësia

Rihana Azizi

psikologe e licencuar/këshilluese dhe psikotraumatologe

Arife Ameti

psikologe e licencuar/ këshilluese dhe psikoterapiste në edukim

Aktivistët

Qendra Psychalb implementon projekte të ndryshme në të mirë të komunitetit, tek të cilat aktivistët përmes pjesëmarrjes së tyre aktive bëjnë të mundur arritjen e rezultateve të suksesshme. Aktivistët janë student dhe të diplomuar të rinj të shkencave sociale të cilët kombinojnë njohuritë me pasionin për të dhënë impakt në shoqëri. Psychalb i kushton vlerë të lartë ambicjes dhe motivit për ngritjen profesionale të të rinjve të shkencave sociale.

 

Nëse ti je një i ri/e re 16-29 vjeç dhe posedon motivin për t’u zhvilluar në aspektin personal dhe për të kontribuar në projekte të dobishme për komunitetin, mund të plotësoni të dhënat më poshtë! 

Aktivistë të qendrës janë grup i të rinjve 16-29 vjeç të cilët kanë motivin dhe vullnetin për të kontribuar në ngritjen e vetëdijes dhe ngritjen e kapaciteteve përmes trajnimeve dhe realizimin e aktiviteteve të tjera në kuadër të Qendrës Psychalb.