Publikime

Raporti i hulumtimit “Perceptimi i marketingut digjital nga gratë dhe të rinjtë udhëheqës të bizneseve në rajonin e Tetovës”, ka dalë si rezultat i hulumtimit të zhvilluar në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave dhe të rinjëve në marketingun digjital” – i zbatuar nga asociacioni ADEC dhe Qendra Psychalb. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Community Investment Platform – CIP implementuar nga fondacioni Albiz. Hulumtimi është zhvilluar me qëllim që të fitojë një pasyrë të përgjithshme mbi atë se sa e njohin dhe sa e shfrytëzojnë marketingun digjital bizneset e vogla të rajonit të Tetovës. Me këtë duke synuar që përmes projektit të fuqizojmë dhe të ndihmojmë gratë dhe të rinjtë që ti promovojnë dhe të rrisin produktivitetin e bizneseve të tyre duke shfrytëzuar këtë lloj marketingu. Raportin e publikuar mund ta gjeni në fajlin e bashkangjitur më poshtë në formatin pdf.